euhouse, Author at Europe House - Page 2 of 3

ME HAPJEN E EUROPE HOUSE MANASTIR FILLOI FESTIMI I „EUROPE DAY 2023“

Dje, me një sërë aktivitetesh, në Manastir filluan një sërë ngjarjesh, me të cilat EUROPE HOUSE do të shënojë „EUROPE DAY 2023“.

EUROPE HOUSE Manastir hapi zyrtarisht dyert e saj për publikun me një seri aktivitetesh që shënuan fillimin e serisë së ngjarjeve përmes së cilave do të shënohet „EUROPE DAY 2023“ Aktivitete të shumta gjatë gjithë ditës, të mbushura me kreativitet dhe frymëzim, treguan frymën e unitetit, diversitetit dhe kulturës që karakterizon këtë qytet.

Ngjarja filloi me një debat midis studentëve të Fakultetit Juridik nga Manastiri, dhe vazhdoi me një shëtitje nëpër Shirok Sokakun e bukur dhe kafe me shoqëri. Pas debatit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë ekspozitën atraktive të fotografive me titull “Kokërr – kah dielli!” në Magaza, të shoqëruar nga një DJ-set nga Martina Peneva. Të pranishmit patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën kreative “Shukur, ekspozitë e dizajnerëve të rinj!”, ku mund të shiheshin talentet e dizajnerëve të rinj, e ndjekur nga një koncert energjik në pllajën e EUROPE HOUSE Manastir (shtëpia e Oficerit), në të cilin u paraqitën grupet lokale të Manastirit Bad Juju, Corrosion, Heart on Sleeve dhe Dina Jashari dhe shokët. Festimi vazhdoi mbrëmjen me një DJ-set nga Herzel, duke ofruar një mundësi për të pranishmit që të shijojnë deri në orët e vona të natës.

Me këtë, EUROPE HOUSE Manastir bashkohet me rrjetin e qendrave moderne EUROPE HOUSE, siç janë ato në Shkup, Strumicë dhe Kriva Pallankë, të krijuara për të forcuar zërin e të rinjve në shoqëri, duke i inkurajuar ata të luajnë një rol më të madh në identifikimin dhe trajtimin e sfidave. Këto qendra janë konceptualisht të dizajnuara për të shërbyer si një vend grumbullimi për inkurajimin e debatit dhe bashkëpunimit.

Në të njëjtën kohë, ju ftojmë të jeni pjesë e ngjarjeve në Strumicë më 11 maj, në Kriva Palankë më 12 maj ose në Shkup më 13 maj, ku nën moton “E ardhmja na lidh!” këtë vit do të shënohet “EUROPE DAY”.

Shihemi!

BASHKANGJITUNI NË FESTIMIN E DITËS SË EVROPËS 2023 DHE BËHUNI PJESË E SË ARDHMES QË NA LIDH!

EUROPE HOUSE Shkup, Manastir, Kriva Pallankë dhe Strumicë shpallin një sërë ngjarjesh për të shënuar DITËN E EVROPËS 2023 nën moton “E ardhmja na lidh!”

Seritë e ngjarjeve fillojnë më 6 maj me hapjen e EUROPE HOUSE në Manastir, një ditë e mbushur me aktivitete të ndryshme, punëtori, programe arsimore dhe shfaqje muzikore. Gjatë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të vizitojnë ekspozitat “Kokërr – kah dielli!” dhe “Shyqyr, një ekspozitë e dizajnerëve të rinj!” dhe të gëzojnë energjinë e grupeve lokale Bad Juju, Corrosion, Heart on Sleeve, Dina Jashari dhe shokët, si dhe setin e DJ Herzel-së.

Më 11 maj, ngjarja në Strumicë do të përmbajë një sërë aktivitetesh që do të shfaqin trashëgiminë e pasur kulturore të Strumicës, si dhe zhvillimet bashkëkohore në qytet. Anëtarët e Këshillit rinor do të debatojnë për sfidat dhe pritshmëritë e rinisë lokale, si dhe janë planifikuar shfaqje unike në sheshin e qytetit. Një aktivitet interesant që do të shënojë këtë ditë do të jetë vizita në dyqanin e fundit të mbetur të orëve në Strumicë, si dhe ekspozita nën moton “Time to Act”.

Ngjarja e radhës është më 12 maj, në Kriva Palankë, ku janë planifikuar një sërë aktivitetesh, duke filluar me diskutimet tematike “YOUth”, të cilat ofrojnë një mundësi për rrjetëzimin e profesionistëve të rinj nga fusha të ndryshme. Dita vazhdon me „The New Faces of Skills: YOUth Perspectives”, një ekspozitë e bërë nga panelistë të rinj që dallohen për rolin e tyre në Vitin evropian të aftësive. Pas ekspozitës, të pranishmit do të mund të shijojnë “YOUthFEST Fusion”, një shfaqje muzikore me grupe të muzikës alternative, në krye me Smoke Shakers.

Seria e ngjarjeve për të shënuar EUROPE DAY 2023 do të kurorëzohet më 13 maj në Shkup, me një ngjarje pikniku në parkun e Gazi Babës, një ngjarje që do t’i bashkojë njerëzit përmes aktiviteteve sportive, arsimore dhe argëtuese nën moton “E ardhmja na lidh!” Dita përfshin një maratonë simbolike, ekspozita informative, shëtitje me udhërrëfyes që tregojnë florën dhe faunën unike të parkut, një kënd argëtimi/fëmijësh dhe koncerte me grupe atraktive dhe një program të pasur muzikor.

Ngjarjet në Shkup, Manastir, Kriva Palankë dhe Strumicë do të mbushen me frymëzim, ngazëllim dhe festë. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një prej këtyre ngjarjeve. Për të vazhduar me të gjitha zhvillimet, ju lutemi ndiqni faqen tonë në “Facebook“, ku ne postojmë informacione të përditshme për çdo ngjarje dhe të gjitha aktivitetet e EUROPE HOUSE.

Thirrje e hapur për të gjithë dizajnerët, ilustruesit dhe artistët figurativë të moshës 18 deri 35 vjeç me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe House Shkup

Apoteoza e punës” – mozaiku i famshëm i artistit Lazar Liçenoski e kremton zhvillimin e punës dhe humanizmit. PUNA E NDERSHME GJATË SHEKUJVE KRIJOI KULTURA DHE QYTETËRIME DHE DINJITET TË NJERIUT TË VËRTETË është mesazhi themelor i kësaj vepre, e cila paraqet edhe moton jetësore të Liçenoskit.

Të frymëzuar nga ideja e punës së tij, i ftojmë artistët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të krijojnë një lloj ekstensioni digjital të muralit të Liçenoskit, “Apoteoza e Punës”, duke përdorur mjete digjitale, që nënkupton:

  • Një vepër e re digjitale që do të vazhdojë sekuencën e mozaikut – që përfundon me përshkrimin e gruas që e shënon shekullin e 20-të – me vizionin e saj për vazhdimin e zhvillimit të punës sot.

Detaje për mozaikun “Apoteoza e Punës”.

Kërkesa teknike:

  • Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë në këtë thirrje duke paraqitur 1 ose më së shumti 3 zgjidhje ideore.
  • Ilustrimet duhet të dorëzohen në formatin JPG. dhe PNG. Dokumenti nuk duhet të jetë më i madh se 10 MB.
  • Ilustrimet duhet të jenë në formatin horizontal (landscape).
  • Të emërtohen me emrin dhe mbiemrin ose pseudonimin e artistit
  • Përshkrimi i shkurtër i veprës
  • Të dërgohen në euhinfo@europehouse.mk jo më vonë se data 27 nëntor 2022, ora 23:59. E-mail Subject: Apoteoza e Punës – Emri dhe mbiemri / nofka e artistit

Zgjidhjet kreative që do të përzgjidhen do të jenë pjesë e kalendarit tematik të Europe House për vitin 2023, dhe për këtë do të ketë kompensim financiar. Autorët e përzgjedhur do të promovohen gjithashtu në mediat sociale të Europe House, në ueb portalet dhe platformën e BE-së për kulturë.

Zgjidhjet kreative, të cilat do të arrijnë, do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh i formuar për këtë thirrje të hapur, i cili do të përbëhet nga: Zoran Kardulla, ilustrues dhe dizajnues; anëtar i ekipit të Europe House; anëtar i Delegacionit të BE-së.

Europe House e mban të drejtën të zgjedhë se cila nga zgjidhjet e pranuara kreative do të përfaqësoheshin në kalendar, në çfarë forme dhe në cilën pjesë. Europe House e rezervon të drejtën të marrë veprat e përzgjedhura si elemente të veçanta grafike në formën grafike: .ai, që më vonë mund t’i nënshtrohen përshtatjes për të krijuar kalendarin e Europe House për vitin 2023. Europe House gjithashtu e rezervon të drejtën të përdorë veprat/zgjidhjet e përzgjedhura kreative për nevojat e mediave të saj sociale.

Në frymën e gjithë programit të ditëlindjes, të cilin ia kushtojmë figurës dhe veprës së Liçenoskit, synojmë që gjeneratave të reja t’ua bartim trashëgiminë kulturore të Llazar Liçenoskit dhe t’u japim atyre hapësirë ​​për të vazhduar, duke gjetur mënyra të reja dhe duke i përdorur burimet e botës digjitale të cilën e kemi në dispozicion në shoqërinë moderne.

Thirrje e hapur për të gjithë dizajnerët, ilustruesit dhe artistët figurativë të moshës 18 deri 35 vjeç me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe House Shkup.

“Apoteoza e punës” – mozaiku i famshëm i artistit Lazar Liçenoski e kremton zhvillimin e punës dhe humanizmit. PUNA E NDERSHME GJATË SHEKUJVE KRIJOI KULTURA DHE QYTETËRIME DHE DINJITET TË NJERIUT TË VËRTETË është mesazhi themelor i kësaj vepre, e cila paraqet edhe moton jetësore të Liçenoskit.

Të frymëzuar nga ideja e punës së tij, i ftojmë artistët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të krijojnë një lloj ekstensioni digjital të muralit të Liçenoskit, “Apoteoza e Punës”, duke përdorur mjete digjitale, që nënkupton:

  • Një vepër e re digjitale që do të vazhdojë sekuencën e mozaikut – që përfundon me përshkrimin e gruas që e shënon shekullin e 20-të – me vizionin e saj për vazhdimin e zhvillimit të punës sot.

Detaje për mozaikun “Apoteoza e Punës”.

Kërkesa teknike:

  • Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë në këtë thirrje duke paraqitur 1 ose më së shumti 3 zgjidhje ideore.
  • Ilustrimet duhet të dorëzohen në formatin JPG. dhe PNG. Dokumenti nuk duhet të jetë më i madh se 10 MB.
  • Ilustrimet duhet të jenë në formatin horizontal (landscape).
  • Të emërtohen me emrin dhe mbiemrin ose pseudonimin e artistit
  • Përshkrimi i shkurtër i veprës
  • Të dërgohen në euhinfo@europehouse.mk jo më vonë se data 27 nëntor 2022, ora 23:59. E-mail Subject: Apoteoza e Punës – Emri dhe mbiemri / nofka e artistit

Zgjidhjet kreative që do të përzgjidhen do të jenë pjesë e kalendarit tematik të Europe House për vitin 2023, dhe për këtë do të ketë kompensim financiar. Autorët e përzgjedhur do të promovohen gjithashtu në mediat sociale të Europe House, në ueb portalet dhe platformën e BE-së për kulturë.

Zgjidhjet kreative, të cilat do të arrijnë, do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh i formuar për këtë thirrje të hapur, i cili do të përbëhet nga: Zoran Kardulla, ilustrues dhe dizajnues; anëtar i ekipit të Europe House; anëtar i Delegacionit të BE-së.

Europe House e mban të drejtën të zgjedhë se cila nga zgjidhjet e pranuara kreative do të përfaqësoheshin në kalendar, në çfarë forme dhe në cilën pjesë. Europe House e rezervon të drejtën të marrë veprat e përzgjedhura si elemente të veçanta grafike në formën grafike: .ai, që më vonë mund t’i nënshtrohen përshtatjes për të krijuar kalendarin e Europe House për vitin 2023. Europe House gjithashtu e rezervon të drejtën të përdorë veprat/zgjidhjet e përzgjedhura kreative për nevojat e mediave të saj sociale.

Në frymën e gjithë programit të ditëlindjes, të cilin ia kushtojmë figurës dhe veprës së Liçenoskit, synojmë që gjeneratave të reja t’ua bartim trashëgiminë kulturore të Llazar Liçenoskit dhe t’u japim atyre hapësirë ​​për të vazhduar, duke gjetur mënyra të reja dhe duke i përdorur burimet e botës digjitale të cilën e kemi në dispozicion në shoqërinë moderne.

kontrat pune për krijimin e Europe House në Strug Manastir (Lot 1), Veles (Lot 2) edhe Tetovë (Lot 3)

Bashkimi Evropian i përfaqësuar nga Komisioni Evropian në emër të dhe për logarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron kontrat pune për ndërtimin e Europe House në Strugë dhe Manastir (Lot 1), Veles (Lot 2) edhe Tetovë (Lot 3). Afati i fundit për dorëzim të tenderit është 4 nëntor 2022 në orën 18:00 CET.

https://www.eeas.europa.eu/delegations/north-macedonia/nearskp2022ea-lop0093-construction-additional-europe-houses-selected_en

Subscribe To our newsletter!