Author: euhouse
Parada e maturës 2022
Zëvendësambasadori Xhulian Vasalo, sot kishte fjalimin e tij përshëndetës para maturantëve në defilenë tradicionale të maturës.
“Dita juaj e madhe arriti. Së bashku me kolegët e maturantëve evropian, dilni dhe ndryshoni botën, por fillimisht shkoni dhe argëtohuni!
Urime të dashur maturantë të Evropës!

Debat për mjedisin në rezidencën e BE-së
Dje u mbajt debati i katërt në kuadër të ekspozitës së ngritur në rezidencën e BE-së “Tigrat rozë dhe hardhucat e arta dhe çfarë jo”. Këtë herë frymëzim ishin veprat e Maja Kirovskës dhe biodiversiteti – sa kontribuon secili prej nesh në mbrojtjen e diversitetit dhe si ndikon zhvillimi ekonomik në mbrojtjen e mjedisit jetësor?
Biodiversiteti është padyshim pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila inkurajon një “kthim në bazat” në përmbushjen e sfidave të biodiversitetit të paraqitura nga mënyra moderne e jetesës.#EUGreenDeal #ЕУсоТЕБЕ



