euhouse, Author at Europe House

Dita e Evropës 2026

Gjatë muajve maj dhe qershor 2026, rrjeti Europe House dhe Delegacioni i Bashkimit Europian shënuan Ditën e Europës me një program të pasur aktivitetesh kulturore, edukative, mjedisore dhe rinore në disa qytete të vendit..

Shënimi qendror „“Shijoje Europën në Parkun e Qytetit” u mbajt më 9 maj, ku vizitorët shijuan përmbajtje të ndryshme – nga panairi i eko-bizneseve, tregu lokal, ushqimi vendor dhe aktivitetet e shteteve anëtare të BE-së, deri te një program muzikor gjatë gjithë ditës. Aktivitetet filluan në Manastir me koncertin e FAME’S Orchestra dhe vazhduan me performancën e Funk Shui nën moton “Shijoje Europën me muzikë”.

Në Veles, përmes aksionit “Rritemi së bashku”, u mbollën më shumë se 3.000 fidanë në zonën përreth Liqenit Mlladost, ndërsa në Tetovë aktiviteti “Shijoje Europën me libër” bashkoi dashamirët e letërsisë përmes panairit të librit, bisedave me autorë dhe aktiviteteve për më të vegjlit. Në Shtip, në organizim të Europe House Strumicë, të rinjtë nga rajoni patën mundësinë të eksploronin mundësitë arsimore dhe profesionale që ofron Bashkimi Europian, ndërsa në Strugë u organizua turi ndërkufitar me biçikleta “Shijoje Europën në lëvizje” rreth Liqenit të Ohrit, i cili lidhi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përmes sportit dhe bashkëpunimit.

Programi për Ditën e Europës 2026 përfshiu më shumë se 6.200 pjesëmarrës në të gjithë vendin dhe u mbështet nga partnerë të shumtë, ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe komunitetet lokale. Aktivitetet gjeneruan interes të konsiderueshëm edhe në platformat digjitale, duke arritur më shumë se 3,4 milionë shikime në rrjetet sociale dhe mbi 25.000 ndërveprime. Festimet morën gjithashtu mbulim të gjerë mediatik, me më shumë se 50 publikime në portale online, 11 kronika televizive dhe 46 transmetime radiofonike, duke rritur më tej dukshmërinë e vlerave dhe iniciativave evropiane në të gjithë vendin.

Përmes muzikës, librave, ekologjisë, pjesëmarrjes rinore dhe iniciativave lokale, Dita e Europës 2026 dëshmoi edhe një herë se vlerat europiane ndërtohen përmes bashkëpunimit, përfshirjes aktive dhe angazhimit të përbashkët në komunitetet lokale.

ME BIÇIKLETA RRETH LIQENIT TË OHRIT U PËRMBYLLËN AKTIVITETET E BE-SË ME RASTIN E DITËS SË EUROPËS 2026

Përmes çiklizmit që lidhi tre qytete dhe dy shtete, të qeshurave të fëmijëve, muzikës, bizneseve të vogla, punëtorive kreative, performuesve të rrugës dhe akrobatëve, Struga këtë fundjavë ishte nikoqire e aktivitetit përmbyllës të programit për Ditën e Europës 2026. Ngjarja përmbylli serinë e aktiviteteve që gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit u mbajtën në disa qytete të vendit, nën moton „Europa jonë. Më të fortë së bashku“, me mesazhin që qytetarët ta ndiejnë Europën në qytetin e tyre.

Përmes turit ndërkufitar me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit, çiklistë, institucione, partnerë dhe mysafirë e kaluan rutën Strugë, Pogradec, Ohër, Strugë, duke përcjellë mesazh për mobilitet të qëndrueshëm, stil aktiv jetese, bashkëpunim ndërkufitar dhe hapësira publike të hapura që u përkasin qytetarëve.

Ngjarja u organizua nga Europe House dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Europe House dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, së bashku me Komunën e Strugës, Bashkinë e Pogradecit dhe Komunën e Ohrit.

Gjatë ditës, paralelisht me turin me biçikleta, Parku i Poezisë në Strugë u shndërrua në një nga vendet më të gjalla të qytetit. Në turin me biçikleta morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të udhëhequr nga Ben Nupnau, zëvendësshef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, ambasadori i Sllovenisë, Gregor Presker, dhe ekipi i tij nga Ambasada e Sllovenisë, Mathias Humenberger, zëvendësambasador i Austrisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Sllovakisë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian. Gjatë aktiviteteve në park, qytetarët patën mundësi të shijojnë bazarin e bizneseve të vogla, programin për fëmijë, punëtoritë kreative, lojërat shoqërore, muzikën dhe DJ setin, performuesit e rrugës dhe akrobatët. Programi u krijua si një ftesë e hapur për të gjitha gjeneratat, për familjet, fëmijët, të rinjtë, krijuesit lokalë dhe vizitorët që dëshironin të kalonin një ditë në frymën e shoqërimit, gëzimit dhe vlerave europiane.

Zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau, theksoi: „Ky tur me biçikleta mbart frymën e Europës: të hapur, gjithëpërfshirëse dhe gjithmonë në lëvizje përpara. Ai na kujton se jemi pjesë e të njëjtit udhëtim dhe se kur lëvizim e pedalojmë së bashku, mund të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme. Duke zgjedhur dy rrota në vend të katër, tregojmë se zgjedhjet e vogla dhe të qëndrueshme mund të sjellin ndryshime të mëdha për shëndetin tonë, planetin tonë dhe komunitetet tona. Nga Struga, përmes Pogradecit dhe Ohrit, e përsëri në Strugë, kjo nuk është vetëm një tur rreth liqenit, por një rreth miqësie, bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët ndaj Europës sonë, ku jemi më të fortë së bashku.“

Në realizimin e programit në Strugë, rol të rëndësishëm pati Komuna e Strugës, me mbështetje të fuqishme në krijimin e kësaj ngjarjeje të përbashkët për qytetin. Në aktivitete u përfshinë edhe partnerët Shoqata AKVA, „Youth for Struga“, INKA, PVH e Kryqit të Kuq Strugë dhe Duqan, ndërsa për atmosferën muzikore u kujdes „Rootboy Selector“.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, theksoi se Struga është shembull i gjallë i vlerave europiane në jetën e përditshme. „Struga është dëshmi e gjallë se këto vlera nuk janë vetëm teori. Struga është qytet ku kulturat, gjuhët dhe traditat e ndryshme nuk na ndajnë, por na bëjnë më të fortë. Qytet ku bashkëjetesa është mënyrë jetese, jo vetëm slogan. Struganët e duan Europën, sepse Europa jemi vetë ne, në mënyrën se si e respektojmë njëri-tjetrin, në mënyrën se si bashkëpunojmë dhe e ndërtojmë të ardhmen për fëmijët tanë“, deklaroi kryetari Qyra.

Si pjesë e festimit u hap edhe ekspozita „Euro Velo: Rrugët më të mira europiane për udhëtime me biçikleta“, kushtuar rrjetit europian të rrugëve për biçikleta dhe promovimit të mobilitetit të qëndrueshëm dhe turizmit aktiv. Fotografitë e ekspozuara janë vepër e fotografit dhe çiklistit Simon Thread dhe janë marrë nga projekti CyclingThread  https://www.cyclingthread.com/CyclingThread, platformë e përkushtuar ndaj udhëtimeve me biçikleta dhe rrugëve nëpër Europë dhe botë.

Me ngjarjen përmbyllëse në Strugë, Europe House e përmbylli programin për Ditën e Europës 2026, i cili gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit solli aktivitete në disa qytete. Pjesë e programit ishin edhe #TeamEurope, më saktësisht ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup, Parku i Qytetit u shndërrua në një hapësirë të vërtetë europiane përmes ngjarjes „Shijoje Europën në Parkun e Qytetit“, me eko-biznese, panair lulesh, „slow food“, treg lagjeje, „food corner“, lojëra në natyrë nga vendet anëtare të BE-së dhe program muzikor gjatë gjithë ditës. Në Veles, përmes aktivitetit „Rritemi së bashku“, vullnetarë, studentë, qytetarë dhe ambasadorë së bashku mbollën drunj në zonën e djegur rreth liqenit Mladost. Në Manastir, pllatoja para Europe House u mbush me muzikë përmes koncertit të hapur të Funk Shui, si pjesë e programit „Shijoje Europën me muzikë“.

Historia europiane vazhdoi edhe në Tetovë, ku ngjarja „Shijoje Europën me libër“ solli panair libri, panel-diskutime, shkëmbim librash, muzikë live dhe program për fëmijë. Në Shtip, ngjarja rinore „Zbulo mundësitë“ ofroi panair për studime, mobilitet dhe program muzikor, me fokus te të rinjtë dhe mundësitë e tyre të ardhshme.

Të gjitha këto aktivitete ishin pjesë e programit të përbashkët të Europe House, të udhëhequr nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e #TeamEurope. Përmes kulturës, sportit, ekologjisë, librave, muzikës, pjesëmarrjes rinore dhe iniciativave lokale, Dita e Europës 2026 u shënua si muaj i ngjarjeve të hapura, bashkëpunimit lokal dhe vlerave të përbashkëta europiane.

Nga Shkupi, Velesi, Manastiri, Tetova, Shtipi, Ohri, Koçani dhe Gjevgjelia, e deri te ngjarja përmbyllëse në Strugë, mesazhi ishte i njëjtë: Europa nuk festohet vetëm në një ditë. Ajo ndërtohet çdo ditë, përmes njerëzve, qyteteve, ideve dhe aktiviteteve të përbashkëta që na bëjnë më të fortë së bashku.

“EUROPA ËSHTË PËR MUNDËSITË”: TË RINJTË NË SHTIP SHËNUAN DITËN E EUROPËS PËRMES STUDIMEVE, MOBILITETIT, DIALOGUT DHE MUZIKËS

 

Me informacione për studime në Bashkimin Europian, programe Erasmus+, mobilitet dhe iniciativa, si dhe me debat mbi perspektivat e të rinjve në Europë, dje në Shtip u shënua Dita e Europës 2026. Ngjarja “Europa është për mundësitë” u mbajt në amfiteatrin e hapur pranë Qendrës Kulturore Rinore “Dom na Mladi”, duke krijuar një hapësirë ku të rinjtë patën mundësi t’i hulumtojnë drejtpërdrejt mundësitë që ua ofron Europa.

Programi filloi me Panairin e Mundësive të BE-së: Studime, mobilitet dhe shkëmbim në Europë, ku të rinjtë patën mundësi të informohen për studime, bursa, programe shkëmbimi, mobilitet përmes Erasmus+ dhe iniciativa të ndryshme europiane. Në panair morën pjesë ambasada të vendeve anëtare të BE-së, Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, Erasmus+, fakultete pranë Universitetit, programi “Europa Kreative”, si dhe organizata qytetare që punojnë me të rinj dhe studentë.

Përmes bisedave të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, vizitorët morën informacione për mundësitë për arsimim dhe mobilitet në Europë, si dhe për programet përmes të cilave të rinjtë mund të fitojnë përvoja, njohuri dhe kontakte të reja.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe panel-diskutimi “Mundësi pa kufij: Të rinjtë, Erasmus+ dhe BE-ja”, i cili hapi diskutimin për dialogun rinor dhe rolin e të rinjve në Europë. Në panel-diskutim morën pjesë mr. Ana Mihajllov, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Europiane dhe Mobilitet; Moreno Zella, zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e Italisë në Maqedoninë e Veriut; prof. dr. Daniela Koceva; si dhe studentët Kostadin Hubrej dhe Antonela Miteva. Pjesëmarrësit diskutuan për studimet jashtë vendit, programet e mobilitetit përmes Erasmus+ dhe mbështetjen që Bashkimi Europian ua ofron të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave të të rinjve që kanë marrë pjesë në programe mobiliteti, përfitimeve nga këto programe dhe sfidave me të cilat përballen. Diskutimi e vuri në pah rëndësinë që të rinjtë të kenë qasje në informacione, mundësi dhe hapësirë ku zëri i tyre do të dëgjohet.

Në ngjarje performuan edhe studentë të Akademisë së Muzikës pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip.

“SHIJO EUROPËN ME LIBËR”: Europe House Tetovë shënoi Ditën e Europës me panair libri, punëtori për fëmijë dhe bisedë për letërsinë si urë mes kulturave

 

Librat dje e mbushën Europe House Tetovë me tregime, kureshtje fëmijësh dhe biseda për librin si diçka që i lidh njerëzit. Nën sloganin “Shijo Europën me libër”, Dita e Europës në Tetovë u shënua me panair njëditor të librave, punëtori për fëmijë, panel-diskutim me autorë dhe punonjës të kulturës, si dhe program muzikor, duke e afruar letërsinë te gjenerata të ndryshme dhe duke theksuar rolin e saj në ndërtimin e mirëkuptimit, përfshirjes dhe komunitetit. Vizitorët patën mundësi të njihen me botime nga tetë shtëpi botuese, të marrin pjesë në aktivitete për fëmijë dhe të ndjekin biseda kushtuar kulturës së leximit te të rinjtë.
Në kuadër të programit u mbajt punëtori për lexim për fëmijë në gjuhën maqedonase dhe shqipe, e realizuar në bashkëpunim me Mama (Mi) Çita dhe Saranda Mehmeti. Punëtoria e shndërroi librin në lojë, bisedë dhe zbulim të përbashkët, me qëllim që më të vegjlit ta ndjejnë letërsinë si pjesë të afërt dhe të gjallë të përditshmërisë së tyre.
Pjesë qendrore e ngjarjes ishte panel-diskutimi ku morën pjesë Saranda Mehmeti, Ksenija Nikolova, Vjollca Berisha dhe Kosta Petrov, me moderim nga Flora Shabani. Pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë e kulturës së leximit te të rinjtë, letërsinë si urë për mirëkuptim ndërkulturor, rolin e rrëfimit shumëgjuhësh në ndërtimin e komunitetit dhe nevojën që publiku i ri të ketë qasje më të madhe në libra dhe hapësira letrare.
Saranda Mehmeti theksoi se shkrimi nis me procesin e të kuptuarit të vetvetes. “E rëndësishme është të dish se çfarë dëshiron të shkruash. Letërsia gjithmonë sillet rreth kuptimit, ashtu siç sillet edhe njeriu rreth jetës së vet. Për një shkrimtar, ky udhëtim është si një perlë në det, e padukshme, por përmes saj mund të lindë një vepër e pastër dhe e mirë. Kur e kupton veten, është shumë më lehtë të shkruash”, tha Mehmeti.
Vjollca Berisha u ndal te shprehitë e leximit te fëmijët dhe të rinjtë, duke theksuar se kriza e leximit nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me mënyrën se si librat u rekomandohen fëmijëve. “Jetojmë në një kohë kur libri është në krizë, por kjo krizë nuk është krijuar vetëm nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë. Shumë e rëndësishme është se çfarë rekomandimesh marrin fëmijët. Rekomandimet shkollore dhe prindërore duhet të jenë më afër interesave dhe dëshirave të tyre”, theksoi Berisha.
Ksenija Nikolova theksoi se të rinjtë lexojnë ndryshe, por kjo nuk do të thotë se nuk lexojnë. “Teknologjia e ndryshon mënyrën se si i pranojmë informacionet dhe mënyrën se si lexojmë. Nuk do të pajtohesha se të rinjtë nuk lexojnë shumë. Më tepër do të thoja se lexojnë ndryshe. Më e rëndësishme është që libri të arrijë te lexuesi, pavarësisht kanalit. Dikush lexon më mirë, dikush dëgjon më mirë, të gjithë jemi të ndryshëm”, tha Nikolova.
Kosta Petrov foli për shkrimin si proces personal dhe si mundësi që njeriu të kthehet te përvojat e veta. “Librat e mi bazohen në atë që më ndodh në jetë. Kur shkruan, ke mundësi të kthehesh me detaje në të kaluarën dhe të shohësh çfarë personi ke qenë, çfarë ke mësuar dhe të kuptosh një gjë të rëndësishme: çdo kaos ka afat. Problemi që sot duket si fundi i botës, me kalimin e kohës ndoshta as nuk do ta mbash mend”, theksoi Petrov.
Në ngjarje mori pjesë edhe Sh.T. z. Jaroslav Ludva, ambasador i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, duke dhënë mbështetje për mesazhin se Dita e Europës mund të festohet përmes kulturës, arsimit, gjuhëve dhe përvojave të përbashkëta.
Në pjesën e librit të programit morën pjesë shtëpitë botuese Nobel, Albas, Ili-Ili, Sakam Knigi, Rezna, Polica, Bad Wolf dhe Sift. Pjesëmarrja e tyre e shndërroi Europe House Tetovë në hapësirë për dashamirët e letërsisë, nxënësit, studentët, familjet, lexuesit e rinj dhe komunitetin më të gjerë lokal.
Ngjarja përfundoi me DJ set, i cili e përmbylli programin në frymën e Ditës së Europës dhe të mesazhit se kultura mbetet një nga mënyrat më të fuqishme për të ndërtuar lidhje mes njerëzve.
Ngjarja është pjesë e serisë së aktiviteteve që Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Europe House i organizojnë në kuadër të muajit të Europës, nën moton e përbashkët “Europa jonë”. Përmes librit, leximit dhe bisedës, “Shijo Europën me libër” edhe një herë tregoi se vlerat evropiane ndihen më fuqishëm kur ndahen përmes dijes, kulturës, gjuhëve dhe bashkësisë.

VELES MARKED EUROPE DAY WITH A REFORESTATION ACTION NEAR LAKE “MLADOST”

More than 3,000 new seedlings were planted in the fire-affected area near Lake “Mladost” in Veles, sending a strong message that Europe Day is also marked through concrete care for nature, the community and the future. The joint action “Our Europe, Growing Together” brought together pupils, students and volunteers, alongside diplomats from the European Union, the Municipality of Veles, civil society organisations, partners and members of the local community.

The action took place yesterday as part of the Europe Day celebrations, with the aim of restoring the damaged forest belt near Lake “Mladost”. Through collective planting efforts, participants made a direct contribution to the restoration of the area and sent a message of solidarity, responsibility and shared care for the environment.

The engagement of young people in this initiative was of particular importance, demonstrating their readiness to actively participate in nature protection and in creating a greener future. The action encouraged cooperation between institutions, youth, civil society organisations and the local community, transforming the celebration of Europe Day into a visible and meaningful activity on the ground.

The initiative was carried out with expert on-site support from the Public Enterprise National Forests, Veles branch, where participants received guidance on proper planting techniques, seedling types and the importance of reforestation for the restoration and protection of the local ecosystem.

The event was opened by Martin Schroeder, Deputy Head of the Political Section at the Delegation of the European Union, in the presence of Vilma Dambruskiene, Ambassador of Lithuania, Slovak Ambassador Iveta Hricova, representatives from the Embassy of Greece and the Mayor of the Municipality of Veles, Marko Kolev.

The action was part of the broader Europe Day programme through which the Delegation of the European Union, the EU Member States and the Europe House network are bringing the spirit of “Our Europe” to several cities across the country.

Through this initiative, Veles sent a message that caring for nature begins with collective action. The planted seedlings are a legacy that will remain for future generations and represent a long-term investment in a cleaner environment, a stronger local community and a greener future.

EUROPA JONË, RRITEMI SË BASHKU: DITA E EUROPËS NË VELES U SHËNUA ME AKSION PËR PYLLËZIM NË ZONËN PRANË LIQENIT “MLLADOST”

Më shumë se 3.000 fidane u mbollën në zonën e djegur pranë liqenit “Mlladost” në Veles, si një mesazh i fuqishëm se Dita e Europës shënohet edhe përmes kujdesit konkret për natyrën, komunitetin dhe të ardhmen. Në aksionin e përbashkët “Europa jonë, rritemi së bashku” morën pjesë nxënës, studentë dhe vullnetarë, së bashku me diplomatë nga Bashkimi Europian, Komuna e Velesit, organizata joqeveritare, partnerë dhe anëtarë të komunitetit lokal.

Aksioni u mbajt dje, në kuadër të shënimit të Ditës së Europës, me qëllim ripërtëritjen e brezit pyjor të shkatërruar pranë liqenit “Mlladost”. Përmes mbjelljes së përbashkët, pjesëmarrësit dhanë kontribut të drejtpërdrejtë në ripërtëritjen e hapësirës dhe dërguan mesazh për solidaritet, përgjegjësi dhe kujdes të përbashkët për mjedisin jetësor.

Angazhimi i të rinjve në këtë iniciativë ishte me rëndësi të veçantë, pasi tregoi gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë aktivisht në mbrojtjen e natyrës dhe në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër. Aksioni nxiti bashkëpunimin mes institucioneve, të rinjve, organizatave qytetare dhe komunitetit lokal, duke e kthyer shënimin e Ditës së Europës në një aktivitet të dukshëm dhe të dobishëm në terren.

Aksioni u realizua me mbështetje profesionale në terren nga NP Pyjet Kombëtare, dega Veles, ku pjesëmarrësit morën udhëzime për mbjelljen e duhur, llojet e fidanëve dhe rëndësinë e pyllëzimit për ripërtëritjen dhe mbrojtjen e ekosistemit lokal.

Ngjarjen e hapi Martin Shroder, zëvendësshef i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Europian, në prani të Vilma Dambrauskiene, ambasadore e Lituanisë, ambasadores së Sllovakisë, Iveta Hrikova, përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë dhe kryetarit të Komunës së Velesit, Marko Kolev.

Aksioni ishte pjesë e programit për shënimin e Ditës së Europës, përmes të cilit Delegacioni i Bashkimit Europian, vendet anëtare të BE-së dhe rrjeti i Europe House e sjellin frymën e “Europa jonë” në më shumë qytete në mbarë vendin.

Me këtë iniciativë, Velesi dërgoi mesazhin se kujdesi për natyrën fillon me veprim të përbashkët. Fidanët e mbjellë janë një gjurmë që do të mbetet për gjeneratat e ardhshme dhe përfaqësojnë një investim afatgjatë në një mjedis më të pastër, një komunitet lokal më të fortë dhe një të ardhme më të gjelbër.

NGA PARKU I QYTETIT NË SHKUP NË SHUMË QYTETE ANEMBANË VENDIT, BE FESTON “DITËN E EVROPËS 2026”

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti Europe House këtë vit organizojnë një program të larmishëm me aktivitete kulturore, rinore, edukative dhe mjedisore në disa qytete në të gjithë vendin.

Festimet nisin më 4 maj në Manastir me koncertin “Cinema Classics” të orkestrës FAMES, ku muzikantë të rinj do të interpretojnë muzikë filmike në kuadër të programit “Evropa Kreative”, ndërsa programi vazhdon më 7 maj në Ohër me një garë humanitare që bashkon të rinjtë rreth sportit dhe solidaritetit.

Festimi qendror i Ditës së Evropës do të mbahet më 9 maj në Parkun e Qytetit në Shkup, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 18:00. Gjatë ditës, parku do të shndërrohet në një hapësirë me zona për shije lokale, iniciativa të gjelbra, ide të qëndrueshme dhe lojëra në natyrë të organizuara nga ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasuar nga një program muzikor gjatë gjithë ditës në “Shkolka”, ku do të performojnë Eureka Dance Company, Dina Jashari, Zvada, Conquering Lion, Dafunk dhe Double G, si dhe DJ-të Emily Nas dhe Martina Peneva.

Më 9 dhe 10 maj do të zhvillohen aktivitete edhe në Koçan, ku nën moton “Color Kocani” një iniciativë rinore do të realizojë një mural në hapësirë publike. Përveç kësaj, nga 15 deri më 17 maj, qyteti do të mirëpresë edhe “Open Air Cinema”, një seri projeksionesh filmike që do ta afrojë artin e filmit më pranë të rinjve në Koçan.

Më 12 maj, në Liqenin Mlladost në Veles do të mbahet aksioni “Growing Together”, gjatë të cilit vullnetarë, studentë, qytetarë dhe ambasadorë do të mbjellin 2.500 fidane në një zonë të prekur nga zjarret.

Më 14 maj, Funk Shui do të performojnë një koncert në natyrë në Manastir, duke e shndërruar hapësirën përpara Europe House në një vend për muzikë, shoqërim dhe atmosferë festivali.

Më 16 maj do të organizohet një tur ndërkufitar me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit, që lidh Strugën, Ohrin dhe Pogradecin në një udhëtim simbolik që bashkon natyrën, të rinjtë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Më 19 maj, Europe House Tetovë do të jetë nikoqire e panairit “Shijoje Evropën me një libër”, me pjesëmarrjen e shtëpive botuese, biseda me autorë maqedonas dhe shqiptarë, shkëmbim librash, program muzikor dhe përmbajtje për më të rinjtë.

Më 21 maj, në Shtip do të mbahet “Discover the Possibilities”, një ngjarje rinore që hap hapësirë për mundësi të reja, studime, mobilitet dhe inovacion.

Programi do të përfundojë më 23 maj në Gjevgjeli me “Youth Wave 2026”, një aktivitet njëditor që do të përfshijë forum për aftësi rinore, panair të ndërmarrësisë lokale, laborator startup-esh dhe një skenë kreative rinore.

Nga muzika dhe librat, te aksionet ekologjike, filmi dhe iniciativat rinore, programi i këtij viti e kthen Ditën e Evropës në një festë që do të përjetohet në të gjithë vendin. Të gjitha aktivitetet janë të hapura për publikun, ndërsa më shumë informacione për programin do të publikohen çdo ditë në rrjetet sociale të Europe House.

Cinedays warm up

TETOVË, pllaja përballë Pallatit të Kulturës, 14-15 qershor 2024

E premte, 14 qershor

 

20:30

Film i shkurtër MK: Skenari, me regji nga Aleksandra Kardalevska (15 min, Maqedonia e Veriut, 2023)

 

20:45

AFTERKLAND: MACEDONIUM BAND, regjisor: Andreas Jonsen (1h 21min, Danimarkë, 2024)

Trailer https://www.youtube.com/watch?v=lrjQfsH5Yo0

Koncert: STONED HEDGE (Tetovë)

 

E shtunë, 15 qershor

 

20:30

THE OLD OAK, me regji nga Ken Loach (1 orë 53 minuta, Britani e Madhe, Francë, Belgjikë, 2023)

Trailer https://www.youtube.com/watch?v=Fwb0c5zqsyM

Bisedë me Zlatko Gjeleski, kritik filmi dhe Artan Sadiku, aktivist dhe teoricient

 

23:00

Film i shkurtër MK: NJË TON Akullore, me regji të Sandra Gjorgjievska (19 min, Maqedonia e Veriut, 2023)

 

 KRUSHEVË, Rrafshnalta përballë “Maqedonisë”, 21-22 qershor 2024

 

E premte, 21 qershor

 

20:30

Film i shkurtër MK: A JE BURRË, me regji të Gjorçe Stavrevski (15 min, Maqedonia e Veriut, Serbi, 2023)

 

20:45

AFTERKLAND: MACEDONIUM BAND, regjisor: Andreas Jonsen (1h 21min, Danimarkë, 2024)

Trailer https://www.youtube.com/watch?v=lrjQfsH5Yo0

Koncert: BLU LOKALE (Shkup)

 

E shtunë, 22 qershor

 

20:30

KRIMI ËSHTË I IM, Francois Ozon (1 orë 42 minuta, Francë, 2023)

Traileri https://www.youtube.com/watch?v=ipeDYBawfec

Intervistë me Zlatko Gjeleski, kritik filmi dhe Ana Jakimska, regjisore

 23:00

Film i shkurtër MK: TIK-TAK, me regji nga Jane Altiparmakov (20min, Maqedonia e Veriut, Serbi, 2023)

 

 GEVGELIA, pllaja përballë Pallatit të Kulturës, 28-29 qershor 2024

 

E premte, 28 qershor

 

20:30

Film me metrazh të shkurtër: BOXES, me regji nga Angela Dimeska (12 min, Maqedonia e Veriut, 2023)

 

20:45

AFTERKLAND: MACEDONIUM BAND, regjisor: Andreas Jonsen (1h 21min, Danimarkë, 2024)

Trailer https://www.youtube.com/watch?v=lrjQfsH5Yo0

Koncert: DACTILI (Strumicë)

 

E shtunë, 29 qershor

 

20:30

GJETHE TË RËNA, Aki Kaurismäki (1 orë 21 minuta, Finlandë, Gjermani, 2023)

Traileri https://www.youtube.com/watch?v=AI3IASNvKeQ

Një bisedë me kritikët e filmit Zlatko Gjeleski dhe Vlatko Galevski

 

23:00

Film i shkurtër MK: EMRAT, me regji të Jane Spasic (15 min, Maqedonia e Veriut, Kosovë, 2023)

Subscribe To our newsletter!