Study Abroad Fair Skopje 2026 prezantoi mundësitë për studime në Evropë - Europe House

9 Nov

BACK

Study Abroad Fair Skopje 2026 prezantoi mundësitë për studime në Evropë

Study Abroad Fair Skopje 2026 prezantoi mundësitë për studime në Evropë

Ku mund të studiosh në Evropë? Si mund të aplikosh për bursë? Cilat janë kushtet e pranimit dhe sa kushton jeta studentore jashtë vendit? Të rinjtë kërkuan përgjigje për këto dhe shumë pyetje të tjera në Panairin e Studimeve Jashtë Vendit 2026 (Study Abroad Fair Skopje 2026), i cili u mbajt më 7 dhe 8 nëntor në Skopje City Mall.

Pas panaireve “Study Opportunities in the EU”, të organizuara gjatë muajit tetor në Europe House Manastir dhe Europe House Tetovë, aktiviteti në Shkup tërhoqi një numër të madh nxënësish të shkollave të mesme dhe studentësh, si dhe prindër të interesuar për të eksploruar mundësitë për vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

Në bashkëpunim me Studentarija dhe me mbështetjen e Europe House Shkup, panairi prezantoi mundësi studimi nga disa vende evropiane – Greqia, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Italia, Franca dhe Gjermania.

Vizitorët patën mundësinë të bisedonin drejtpërdrejt me përfaqësues të universiteteve dhe fakulteteve të huaja, të ndiqnin prezantime dhe sesione informuese, si dhe të mësonin më shumë për programet e studimit, kushtet e pranimit, mundësitë për bursa dhe kostot e studimeve jashtë vendit.

Study Abroad Fair Skopje 2026 u dha të rinjve mundësinë të merrnin informacione nga dora e parë, të parashtronin pyetje dhe të merrnin udhëzime praktike, të krahasonin programet e ndryshme të studimit dhe të merrnin vendime të informuara për të ardhmen e tyre.

Studimet jashtë vendit nuk janë vetëm një mundësi për të fituar një diplomë. Ato janë edhe një përvojë që sjell njohuri të reja, kontakte, pavarësi dhe perspektiva më të gjera. Sepse çdo vendim i rëndësishëm merret më lehtë kur ke qasje në informacionin e duhur.

Përmes nismave të tilla, Europe House vazhdon t’i lidhë të rinjtë me mundësitë arsimore në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, duke i inkurajuar të eksplorojnë interesat e tyre akademike dhe t’i shndërrojnë ambiciet në plane konkrete.

Subscribe To our newsletter!