Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, prezantoi gjetjet kryesore të Raportit të Komisionit Evropian për Zgjerimin 2026 për Maqedoninë e Veriut para përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në Europe House Tetovë dhe Europe House Shkup. Pas prezantimit u zhvillua një diskutim i hapur mbi përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, prioritetet kryesore të reformave dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit.
Duke u larguar nga formati tradicional i konferencave, diskutimi u ofroi përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile mundësinë për të ndarë pikëpamjet e tyre, për të ngritur çështje të rëndësishme dhe për të shkëmbyer mendime mbi përparimin e vendit, sfidat aktuale dhe prioritetet në procesin e anëtarësimit në BE.
Ngjarjet në Tetovë dhe Shkup shënuan ndalesat e para të Karvanit të Raportit të Zgjerimit të BE-së, në kuadër të të cilit ambasadori Rokas do ta prezantojë Raportin para përfaqësuesve të organizatave lokale të shoqërisë civile në mbarë vendin, përmes vizitave në qendrat e Europe House në qytete të ndryshme.
Karvani synon të nxisë dialog të hapur, të forcojë përfshirjen e shoqërisë civile lokale në procesin e anëtarësimit në BE dhe t’i afrojë gjetjet kryesore të Raportit me komunitetet në mbarë Maqedoninë e Veriut.
Paketa e Zgjerimit për vitin 2026 dhe Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut janë në dispozicion këtu.







