Europe Housе në bashkëpunim me Umno.mk e fillon rubrikën „Shenjë diakritike“ në të cilën çdo të mërkurë të fundit të muajit, intelektualët nga fusha e caktuar do të shkruajnë kolumnë në tema që janë me interes për ne. „Shenja diakritike“ është rubrikë për atë që është e rëndësishme dhe me interes për ne, ajo që thekson kuptimin e sfidave thelbësore por, shpeshherë është lënë në margjinat e prioriteteve të shoqërisë.