milan, Author at Europe House

“NAVIGATOR” – LOJË EDUKATIVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Europe House sot e lanson edicionin e ri të “NAVIGATOR”, lojë edukative online e krijuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut. Versioni i ri i lojës është i hapur për lojë nga sot, 25 nëntor, deri më 14 dhjetor në mesnatë, duke mundësuar pjesëmarrësve tre javë për të luajtur, mësuar dhe për të garuar për shpërblimin kryesor – një voucher IT në vlerë prej 60.000 denarësh.

Edhe këtë vit, në kuadër të iniciativës #TeamEurope, ambasadat e vendeve anëtare të BE-së përsëri i bashkohen lojës, duke kontribuar me një numër të madh shpërblimesh, ndër të cilat një biçikletë, udhëtim në Gjermani, kurs të gjuhës spanjolle, bileta treni për udhëtim nëpër Evropë dhe shumë dhurata të tjera të vlefshme.

Loja mund të luhet në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe është e disponueshme online në https://europehouse.mk/navigator/

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit loja ka përmirësime të thelbësore të cilat e pasurojnë procesin e të mësuarit dhe e forcojnë aspektin interaktiv të lojës. Risi është edhe “Planeti Portokalli”, i dedikuar fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Planetët e tjerë vazhdojnë të trajtojnë tema nga fusha të ndryshme të lidhura me të drejtat e njeriut, por tani me përmbajtje të zgjeruar dhe një sistem loje të përmirësuar që ofron përvojë më dinamike dhe më interesante për përdoruesit.

Për të marrë pjesë në short, lojtarët duhet të fitojnë së paku 1.000 pikë, pas së cilës automatikisht kualifikohen për shpërblimin kryesor – voucher IT në vlerë prej 60.000 denarësh, ndërsa 10 lojtarët e renditur më lart në tabelë do të marrin shpërblime speciale nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së. Loja mund të luhet pakufi herë gjatë gjithë periudhës, ndërsa pikë sjellin vetëm përgjigjet e sakta dhe të dhëna me kohë.

“Navigator” është rezultat i angazhimit të përbashkët të Europe House, Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, shoqatës për krijim të lojërave “Galaktik Omnivore”, Shoqatës së Juristëve të Rinj, dhe realizohet edhe me mbështetje nga Ministria e Arsimit. Ky edicion fiton edhe simbolikë shtesë në vitin kur shënohen 75 vjet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Fituesit e lojës do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 17 dhjetor 2025 në Europe House Shkup.

20 VJET NATA EVROPIANE E HULUMTUESVE

Delegacioni i BE-së dhe Europe House dje, me një ngjarje në hapësirat e Diamond Mall, shënuan Natën Evropiane të Hulumtuesve 2025. Ngjarja paraqiti hapin final nga një sërë aktivitetesh që Europe House i organizoi në tërë vendin. Këtë vit është jubilar për shkencën, pasi në tërë Evropën shënohen 20 vjet nga Nata Evropiane e Hulumtuesve, gjë që e bën vitin 2025 një moment të rëndësishëm në promovimin e shkencës. Pikërisht për këtë arsye, ngjarja kryesore e këtij viti, ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh”, u realizua në bashkëpunim me një nga institucionet më të rëndësishme shkencore botërore – CERN-in, qendra udhëheqëse për fizikë bërthamore dhe grimcave, si dhe me Institutin e Fizikës pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

May be an image of 5 people and crowd

Gjatë hapjes së ekspozitës folën ambasadori i BE-së, Sh.T. Michaelis Rokas, prof. dr. Mimoza Ristovska nga Instituti i Fizikës pranë FSHMN-së, dr. Tadeush Kurtika nga CERN, si dhe Jan Stojanovski, student i FSHMN-së, i njohur ndërkombëtarisht për fizikë dhe matematikë dhe përfaqësues i gjeneratës së re të hulumtuesve të rinj. Ambasadori Rokas në fjalimin e tij theksoi: “Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndezë kureshtjen tek të rinjtë dhe t’i inkurajojë ata të synojnë një karrierë në shkencë dhe teknologji. Përmes ekspozitave si kjo, tregojmë se shkenca nuk është diçka abstrakte – ajo është e gjallë, një praktikë e gjallë që ndikon tek të gjithë ne. Në një kohë kur dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit shpesh dominojnë diskursin publik, iniciativa të tilla dëshmojnë përkushtimin e BE-së ndaj njohurive të bazuara në fakte dhe mendimit kritik. Siç thoshte fizikantja dhe kimistja e njohur polako-franceze, fituese e Çmimit Nobel, Maria Sklodovska-Kiri: ‘Asgjë në jetë nuk duhet të frikësojë, duhet vetëm të kuptohet. Tani është koha të kuptojmë më shumë, në mënyrë që të frikësohemi më pak.’” Dr. Tadeush Kurtika nga CERN shtoi: “Do të dëshiroja të shpreh mirënjohjen time ndaj Europe House dhe komunitetit shkencor nga Shkupi për vendimin që ky aktivitet, si pjesë e Natës Evropiane të Hulumtuesve, t’i kushtohet ekspozitës për CERN. Shpresoj që kjo ekspozitë, qoftë edhe në një masë të vogël, të kontribuojë në aktivitetet e Europe House që mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian dhe promovojnë prioritetet dhe aktivitetet e destinuara për gjeneratën e re. Sinqerisht shpresoj që kjo ekspozitë të jetë një urë për thellimin e lidhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit midis CERN-it dhe shkencëtarëve të vednit, dhe më lejoni të shtoj se në CERN gjithmonë do të jemi të lumtur t’ju kemi si mysafirë tanë!” Prof. dr. Mimoza Ristovska, e cila gjatë vitit 2020 qëndroi në CERN në Gjenevë, theksoi: “Ndërsa sot në këtë ekspozitë shohim rezultatet shkencore dhe teknologjitë që kanë dalë nga CERN për të mirën e njerëzimit, le të kujtojmë se pas tyre qëndron fryma evropiane e bashkëpunimit midis popujve, që dikush me kujdes e ka mbjellë.” Jan Stojanovski, student dhe hulumtues i ri, deklaroi: “Jam veçanërisht krenar që edhe në vendin tonë ka shkencëtarë që punojnë në fusha të ndryshme dhe që janë pjesë e ekipeve ndërkombëtare. Nga pjesëmarrjet në gara kam parë se ka shumë të rinj që janë të gatshëm t’ia kushtojnë jetën shkencës. Shpresoj që ata të vazhdojnë në atë rrugë dhe ta zhvillojnë këtë thirrje fisnike.”

Në dy javët e ardhshme, ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh” do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë të eksplorojnë historinë e universit dhe fizikën e grimcave, të marrin pjesë në shëtitje virtuale nëpër përshpejtuesin e CERN-it dhe të vizitojnë këndin shkencor për fëmijë, ku përmes lojës do të njihen me atomet dhe sistemin periodik.

 

May be an image of 2 people, television, newsroom and text

May be an image of 1 person and text

May be an image of 3 people and newsroom

 

May be an image of 3 people and text

May be an image of 10 people, crowd and text

May be an image of 5 people, crowd and text

Aktivitete me rastin e Natës Evropiane të Hulumtuesve u mbajtën edhe në Manastir, Strugë, Ohër, Tetovë, Veles, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Strumicë, ku u realizuan programe paralele me iniciativa të ndryshme, por të gjitha në frymën e shkencës dhe kërkimit. Në Manastir qytetarët patën mundësinë të përjetojnë realitetin virtual, në Strugë dhe Ohër u organizuan aktivitete nën moton “Shkencë buzë bregut”, në Strumicë fëmijët dhe nxënësit e shkollave të mesme u përfshinë në krijimin e eksperimenteve shkencore, ndërsa në Veles u realizua një “gjueti thesaresh” shkencore. Në Kriva Pallankë dhe Kumanovë nxënësit morën pjesë në sesione laboratorike dhe në fund fituan një “pasaportë për shkencëtar të ri”. Në shkollat rurale të rajonit të Tetovës të rinjtë u përfshinë në punëtori laboratorike, ndërsa është planifikuar që përmes Europe House, nxënës nga Koçani të udhëtojnë drejt Shkupit për të vizituar ekspozitën e CERN-it. Gjithashtu, në kuadër të programit, është planifikuar të mbahet edhe një ngjarje tjetër, më saktësisht një master-klas nga dr. Tadeush Kurtika i CERN-it me temë “CERN, Përplasësi i Madh i Hadronëve dhe përshpejtuesit e ardhshëm të grimcave”, që do të realizohet në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

May be an image of 4 people

May be an image of 5 people and people studying

May be an image of 1 person

May be an image of 5 people, speaker, crowd and text that says 'TICON W HOUŠE HOUSE'

Me shënimin e Natës Evropiane të Hulumtuesve dhe partneritetin me CERN-in dhe Institutin e Fizikës pranë FSHMN-së, Delegacioni i BE-së dhe Europe House edhe një herë e theksuan përkushtimin e tyre të fortë ndaj shkencës, kërkimit dhe inovacionit. Përmes aktiviteteve të tilla bëhet e mundur jo vetëm që shkenca t’i afrohet publikut, por edhe të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre si pjesë e komunitetit shkencor evropian. Ngjarjet synojnë t’u japin dukshmëri hulumtuesve të rinj të talentuar, t’i lidhin me praktika shkencore botërore dhe t’u ofrojnë frymëzim për ide dhe arritje të reja. Kjo iniciativë nënvizon rëndësinë që shkenca të jetë e qasshme për të gjithë, qofshin nxënës, studentë apo qytetarë kureshtarë që duan të mësojnë më shumë.

Ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh” në Diamond Mall në Shkup mbetet e hapur për publikun deri më 15 tetor. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar ta vizitojnë, të zbulojnë fakte magjepsëse për universin dhe fizikën e grimcave dhe ta përjetojnë shkencën nga afër përmes përmbajtjeve interaktive dhe aktiviteteve edukative.

 

 

 

“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!”

DITA E EVROPËS 2025 NË SHENJË TË SOLIDARITETIT EVROPIAN DHE MBËSHTETJES PËR KOÇANIN

Mbi 3.300 pjesëmarrës u bashkuan në shtatë qytete në shenjë solidariteti, duke grumbulluar pothuajse 1.5 milion denarë donacione në ngjarjet e organizuara gjatë muajit maj me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Këtë vit, shënimi i Ditës së Evropës iu dedikua mbështetjes për viktimat dhe të lënduarit nga tragjedia në Koçani, përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti Europe House. Në shenjë mbështetjeje, qytetarët morën pjesë në gara humanitare dhe në ankande me vepra nga artistë vendorë, duke shprehur humanitet dhe solidaritet si me familjet e të prekurve, ashtu edhe me tërë komunitetin në qytetin e Koçanit.

BE-ja, me përkushtim të madh, vazhdon të ofrojë mbështetje afatgjate psikosociale për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Si pjesë e kësaj mbështetjeje, në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë, është paralajmëruar edhe një vizitë nga një delegacion i qytetit suedez Goteborg, i cili do të ndajë përvojat e veta për përballjen me traumën kolektive pas një tragjedie të ngjashme që ndodhi në këtë qytet në vitin 1998.

Këtë vit, Dita e Evropës u shënua me një mesazh të fuqishëm solidariteti. Përmes një sërë aktivitetesh në shenjë bashkimi, qytetarët treguan çka do të thotë të jesh një, kur njerëzimi është më i nevojshëm se kurrë. Nga artistët te vrapuesit, nga fëmijët te të moshuarit – të gjithë ishin të bashkuar për një qëllim të vetëm.

Mbështetja nga Bashkimi Evropian për Koçanin filloi menjëherë pas tragjedisë, me aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, përmes të cilit 115 persona të lënduar u dërguan për trajtim mjekësor në vendet anëtare të BE-së dhe në shtete partnere. Reagimi i shpejtë dhe i koordinuar edhe njëherë e vërtetoi solidaritetin e fuqishëm evropian. Për shumëkënd, kjo përgjigje e shpejtë ishte edhe jetike.

May be an image of 6 people, aircraft and text

Gjatë recepcionit me rastin e Ditës së Evropës 2025, më 8 maj, në Muzeun e Artit Bashkëkohor – simbol i qëndresës dhe solidaritetit të Shkupit – në bashkëpunim me DLLUM, u organizua edhe një ekspozitë artistike, ku artistët vendorë dhuruan me bujari veprat e tyre, të cilat u vunë në shitje me një qëllim të vetëm – mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tragjedia në Koçan.

Më 9 maj, në shtatë qytete të vendit u ndriçuan objekte të rëndësishme historike dhe kulturore me ngjyrë të kaltërt – si simbol i unitetit dhe solidaritetit mes popujve evropianë.

Garat humanitare, si ngjarja kryesore, u mbajtën më 25 maj, kur në shtatë qytete të vendit (Shkup, Manastir, Veles, Tetovë, Strumicë, Strugë dhe Kriva Pallankë) u vrapua për Koçanin. Sipas të dhënave zyrtare, në garat “Të gjithë për Koçanin. Vrapojmë së bashku.” ishin të regjistruar mbi 3.300 pjesëmarrës. Edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme, kjo nuk i ndaloi qytetarët të vrapojnë edhe në shi, të bashkuar me një qëllim – të ndihmojnë Koçanin.

May be an image of 8 people, crowd and text

 

Pjesëmarrës në garat ishin edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën moton #TeamEurope, të cilët duke dhënë shembull personal, vrapuan bashkë me qytetarët në të shtatë qytetet.

Shuma e përgjithshme e mbledhur nga donacionet përmes garave humanitare dhe ankandit artistik kap shifrën prej gati 1.5 milion denarësh. Fondet e mbledhura janë transferuar në llogarinë e Kryqit të Kuq, e cila është e dedikuar për mbështetjen e të prekurve nga tragjedia në Koçan.

Delegacioni i Bashkimit Evropian gjithashtu ka siguruar mbështetje afatgjate për qytetarët e Koçanit, me qëllim që përmes Qendrës për Veprim Psikosocial dhe në Krizë, të lehtësohet përballja me traumën e shkaktuar nga fatkeqësia.

Gjithashtu, vendet anëtare të BE-së, përmes mekanizmave të tyre kombëtarë, individualisht ofrojnë forma të ndryshme mbështetjeje. Si pjesë e kësaj, Ambasada e Suedisë po organizon një vizitë të një delegacioni nga qyteti suedez Goteborg, ku në vitin 1998, gjatë një zjarri të ngjashëm në një diskotekë, humbën jetën mbi 60 të rinj. Qëllimi i kësaj vizite është ndarja e përvojave dhe ofrimi i mbështetjes për komunitetin në Koçan në përballjen me traumën kolektive.

Në linkun më poshtë mund të shihni videon me atmosferën nga të gjitha shtatë garat, e xhiruar në pjesë të ndryshme të vendit – një dëshmi për një ditë të mbushur me humanizëm, dashuri dhe solidaritet.

Delegacioni i Bashkimit Evropian shpall thirrjen për zgjedhjen e Komunës më të Gjelbër

Më 3 Mars – Dita Botërore e Kafshëve të Egra, Delegacioni i Bashkimit Evropian shpall thirrjen për zgjedhjen e Komunës më të Gjelbër. Thirrja është e hapur për të gjitha komunat dhe ofron mundësi për të prezantuar aktivitetet lokale të realizuara gjatë vitit 2021, të cilat kontribuan në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Thirrja për zgjedhjen e Bashkisë më të Gjelbër është hapi i radhës në kontekst të fushatës #BE-jaMeTY të kushtuar Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër që filloi në nëntor 2021. Qëllimi është promovimi i shembujve pozitivë të bashkive në menaxhimin e mbetjeve që kanë kontribuar në ndryshimet sistemike për mirë dhe që kanë arritur rezultate afatgjata.
Thirrja do të jetë e hapur nga data 4 mars deri më 4 prill dhe çdo kryetar bashkie do të marrë ftesë personale për të marrë pjesë. Në bazë të aplikacioneve të dorëzuara do të përzgjidhen 5 komuna, ndër të cilat më të gjelbrat do të zgjidhen në bazë të një vizite në terren.
Çmimi i Komunës më të Gjelbër do të jepet nga Ambasadori 🇪🇺 David Geer më 5 qershor 2022 – Dita Botërore e Mjedisit.

Sepse nuk kemi një planet rezervë!

Europe House Buzz

Ambasadori David Geer Shefi i Delegacionit të BE-së

Të nderuar lexues të Europe House Buzz,

Jam i lumtur t’ju përshëndes ndërsa hapim edicionin e parë të këtij buletini elektronik. ‘Buzz’ është vetëm mjeti më i fundit për t’ju mbajtur të përditësuar rreth asaj që po ndodh në Shtëpinë e Evropës dhe çfarë ofrohet atje për ju si të rinj.

E publikojmë këtë botim të parë në të njëjtën kohë që po nisim fushatë ndërgjegjësimi të publikut rreth fushatës për Marrëveshjen e Gjelbër. Tashmë ndoshta keni parë disa nga tabelat në të gjithë vendin. Ndryshimi i klimës është një fakt. Dhe pasojat e tij do të bëhen gjithnjë e më të rënda – në të gjitha pjesët e planetit. Kjo fushatë është një thirrje për zgjim. Duhet të veprojmë – menjëherë dhe globalisht. Me atë që të gjithë ne, do të bëjmë pjesën tonë.

Të gjithë i kujtojmë zjarret shkatërruese të pyjeve verën e kaluar dhe përmbytjet vdekjeprurëse disa vite më parë. Shumë prej nesh thithin ajër të keq për të paktën një pjesë të vitit. Të gjithë i njohin deponitë ilegale që ndotin tokën dhe ujin dhe janë halë në sy për kalimtarët. Dhe ne të gjithë duam që kjo të ndryshojë.

Ndryshimi është i mundur; por kjo varet nga të gjithë ne. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur: autoritetet në të gjitha nivelet; bizneset dhe industria; organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e thjeshtë; secili prej nesh, duke punuar së bashku për të transformuar botën në të cilën jetojmë.

Pra, ju lutemi bashkohuni me ne në promovimin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe rritjen e ndërgjegjësimit për atë që duhet bërë për të ndërtuar një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë, qëndroni në Buzz. Ju uroj të gjithëve një 2022 të lumtur, të shëndetshme – dhe më të gjelbër.

Ambasadori David Geer
Shefi i Delegacionit të BE-së

Faleminderit që jeni pjesë e ditëlindjes sonë të 2-të!

Shtëpia e Evropës nuk është thjesht një hapësirë – Shtëpia e Evropës është një ide për të rinjtë proaktivë, kritikë dhe gjithëpërfshirës. Për shkak të kësaj fryme vendosëm që Shtëpia e Evropës të shkojë në vendet e preferuara të të rinjve. Frymëzuar nga shtyllat e veprimit të Shtëpisë së Evropës si një vend i brezit të ri – ai që mbështet kulturën, kujdeset në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi për mjedisin, edukon dhe frymëzon – gjatë gjithë muajit ne prezantuam një program që përmban:

Debat me temën “Konferencë për të Ardhmen e Evropës”

Pyetja tani është: “Në çfarë Europe duam të jetojmë?” Ndryshimet duhet të fillojnë sot! Vetëm kështu do të jetojmë në një shoqëri në të cilën do të dimë se zëri i rinisë ka marrë pjesë në formësimin e së ardhmes dhe se të rinjtë kanë qenë pjesë përbërëse e atyre që bëjnë diferencën. Një qasje e tillë proaktive mbështetet fuqishëm nga Shtëpia e Evropës Shkup dhe për këtë qëllim mori pjesë aktive në fillimin e një sërë diskutimesh të inkurajuara nga “Konferenca për të Ardhmen e Evropës”, nga perspektiva e të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë event u lidhëm me Ambasadorët Evropianë që vizituan Parlamentin Evropian në Strasburg dhe me të rinjtë vendas për të shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje.

Shfaqja teatrale “Çfarë është dhunues?”

Monitorimi afatgjatë dhe puna me të rinjtë ngre gjithmonë çështjen e dhunës tek të rinjtë. Toleranca është një nga prioritetet për të kuptuar dhe pranuar dallimet. Shfaqja “Çfarë është dhunues?” pasqyron jetën e të rinjve dhe mënyrën e tyre të komunikimit, të cilën ne donim ta dramatizonim si një mundësi që ata të shohin veten nga një këndvështrim tjetër dhe të shohin problemin e bullizmit nga këndvështrimet e tyre unike. Kasti i Teatrit për Fëmijë dhe Rini inkurajoi një diskutim të madh që i ndihmoi të rinjtë të kërkonin zgjidhje për problemet që kishin identifikuar vetë. Shfaqja u zhvillua në mënyrë simbolike në 4 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës dhe Bullizmit në Shkolla, përfshirë bulizmin kibernetik.

Program muzikor

Një nga pasionet tona më të mëdha është argëtimi! Si gjithmonë, japim maksimumin për të arritur një nivel të kënaqshëm të cilësisë, gjë që është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për festa.

Natyrisht, kur shikojmë pamjen më të gjerë, miqësitë e mira dhe rrjetëzimi ofrojnë gjithmonë iniciativën për të mbështetur artistët e rinj dhe bizneset e vogla vendase.

Këtë ditëlindje vizituam katër kafeteri lokale dhe mbështetëm katër interpretues të ndryshëm, “klikuam” me fotograf të ri dhe gjetëm heronjtë tanë të rinj – grupet e shkollave të mesme që na kujtuan se atë që bëjmë duhet ta bëjmë gjithmonë me shumë pasion dhe përkushtim maksimal!

Programi muzikor ishte shumë më tepër se një mbledhje e këndshme: ishte një nisje përmes vetes sonë, lokaleve në qytet dhe individëve lokal të cilët ndoshta nuk i vërejmë çdo ditë.

Shoqërim joformal me #OSHC-të e gjelbra

Proaktiviteti ndaj sfidave që na sjell përditshmëria në fushën e mjedisit ka qenë gjithmonë një nga fokuset tona. Shtëpia e Evropës gjithmonë përpiqet të jetë #EkoFriendly në mënyrën se si prodhon përmbajtjen e saj dhe në fushëveprimin e saj, ndërkaq ndjejmë nevojën të trajtojmë mjedisin me përgjegjësi. Donim të bënim një event ku do të falenderonim të gjithë bashkëpunëtorët tanë nga sektori i mjedisit, si dhe ata që mund të mos i njohim, por që janë eko-heronj. Bostanie është vendi që në mënyrë simbolike zgjodhëm për këtë mbledhje joformale. Të shoqëruar nga etno-banda Perija dhe specialitete nga Bistro Grançe, Ambasadori i BE-së David Gere dhe Zëvendësambasadori Jullian Vassllo patën mundësinë të takojnë aktivistët dhe të kontribuojnë së bashku, me veprime konkrete, në kopshtin e parë komunitar – Bostanie.

Por, nuk do të ndalemi këtu! Është shumë herët për t’ju thënë #GREENIDES: le t’ju befasojmë!

Diskutim me ambasadorët e rinj evropianë, përfaqësues të universiteteve dhe studentëve si pjesë e të rinjve tanë që kontribuojnë në CoFoE

Si mund të ofrojmë arsim cilësor, mësim aktiv dhe më shumë mundësi për të gjithë? Si mund të sigurohemi që të rinjtë të kenë më shumë mundësi dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha fushat e shoqërisë? Këto janë pyetje që çdo i ri i bën vetes. Prandaj përpiqemi të theksojmë sfida të tilla dhe synojmë pjesëmarrjen e përbashkët drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë. Vendimmarrësit  e ardhshëm dhe bartës të ndryshimeve diskutuan këto ide me ambasadorin Gere, duke theksuar pritshmëritë dhe sfidat. Në diskutim morën pjesë aktive edhe Parlamenti Studentor, përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë.

Është detyrimi ynë që të veprojmë tërësisht, seriozisht dhe në kohën e duhur dhe përpiqemi ta përhapim një parim të tillë mes të rinjve në mbarë vendin!

Festuam ditëlindjen tonë të dytë me ngjarje të vogla por domethënëse për të iniciuar arritje të mëdha në të ardhmen!

Le të shohim laboratorin e mjeshtërve të mëdhenj

Nëse keni dashur ndonjëherë të shikoni në laboratorin e mjeshtërve të mëdhenj, Shtëpia e Evropës ju lejon gjithmonë të përjetoni pulsin e atyre artistëve frymëzues. Vendi i brezit të ri është një hapësirë kohezioni ku takohen entuziazmi rinor dhe përvoja e mjeshtërve të mëdhenj. Është nder i madh që mirëpresim BRIAN RASIC – një nga artistët më të mëdhenj në fushën e fotografisë – portofoli i të cilit përfshin me krenari fotografitë e Muddy Waters, Robbie Williams, Sinatra, Paul McCartney dhe shumë emra të tjerë botërorë! “Muzika në foto: Katër dekada të jetës në muzikë. Dhe pak nga kjo dhe ajo”, titullohej prezantimi i tij, dhe këshillat dhe frymëzimet që ofroi do të mbeten për t’u zbatuar si trashëgimi për fotografët e rinj.

Përtej betejës së tyre
Shtëpia e Evropës rrit ndërgjegjësimin për sfidat e rralla shëndetësore

Si pjesë e iniciativës së Delegacionit të BE-së, Shtëpia e Evropës ka bashkuar forcat me profesionistë të rinj mjekësorë – Klubin e Mjekëve të Rinj, Shoqatat rezidente të mjekëve të rinj dhe Asociacionet e studentëve të mjekësisë. Kemi iniciuar një sërë aktivitetesh në Ditën Botërore të Shëndetit, për të nxitur diskutimin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat shëndetësore aty ku është më e nevojshme.

Kemi shënuar 21 Nëntorin, Ditën Evropiane të Ndërgjegjësimit për Fibrozën Cistike. Synimi ishte të viheshin në dukje kushtet dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe prindërit dhe si e përballojnë këtë sëmundje të rrallë çdo ditë.

Me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e parezervë të ambasadorit të BE-së, David Gere, si dhe zonjës së parë, znj. Elizabeta Gjorgievska, u zhvillua një diskutim kuptimplotë dhe konstruktiv në këtë temë, duke ofruar hapësirë të përbashkët për pjesëmarrësit që të shqyrtojnë hapat e ardhshëm për përmirësimin mjedisit të tyre specifik.

Seriali vazhdon t’u kushtojë kohë dhe hapësirë ofruesve të shërbimeve mjekësore kudo dhe kurdo që nevojitet.

A keni provuar ndonjëherë të futeni në lëkurën e dikujt tjetër?

Rajoni ynë është një thesar i diversitetit dhe pikërisht në dallimet shohim pikat tona të forta. Këtu, ku takohen lindja dhe perëndimi, në përzierjen e kulturave dhe traditave të ndryshme të ndikuar nga ajo që sjell koha moderne, ka vend të mjaftueshëm për të gjithë. A është e vështirë për brezat e rinj të pranojnë dhe respektojnë dallimet?

Qëllimi i vendit të brezit të ri është të inkurajojë të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre, t’u mundësojë të lidhen me të rinjtë nga rajoni dhe Evropa dhe të pranojnë, respektojnë dhe mbështesin dallimet për të gjetur një mënyrë që do t’i bëjë të ndihen më mirë në lëkurën tuaj.

 

Shtëpia e Evropës Kriva Pallanka dhe Shtëpia e Evropës Strumicë e shënuan Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës me debate dhe ushtrime praktike për empatinë, duke nxitur mendimin kritik dhe të pavarur dhe pranimin e dallimeve. Për këtë qëllim, të rinjtë vendas, të rinj nga rajoni më i gjerë dhe nga Mali i Zi, u ftuan në ambientet e Shtëpisë së Evropës Kriva Pallankë, për të kapërcyer barrierat. Në ndërkohë, në Shtëpinë e Evropës Strumicë, të rinjtë vendas nga Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID) Kumanovë mbajtën punëtori nën moton “Të bashkuar në diversitet”, duke i afruar konceptet e të drejtave të njeriut me shembujt praktik dhe të përditshëm.

Një dialog i hapur për sfidat me të cilat përballemi është përpjekje për të jetuar të paktën për një moment në lëkurën e dikujt tjetër dhe të kesh një botëkuptim të tillë është të jesh gjithmonë një hap përpara në luftën për barazi!

Shihemi muajin e ardhshëm, dhe deri atëherë do të gumëzhijmë përreth!

Ditëlindjen e dytë e Europe House të Shkupit

📣Në nëntor Europe House feston ditëlindjen e dytë, andaj eja dhe festo me ne! 🎉🎈
Ne e njohim dhe përkrahim bukurinë dhe llojllojshmërinë e kulturës, artit dhe muzikës, andaj, sektori kulturor dhe krijues është pjesë e pandarë e punës sonë.
Gjithashtu futemi me pasion në debate, kërkojmë zgjidhje për mjedisin dhe e mbështesim zërin e të rinjve. ✊
🗺 Andaj, shiko hartën, ndiq kalendarin në rrjetet tona sociale dhe merr informacione të përditësuara mbi të gjitha ngjarjet. 📌
Të festojmë së bashku! 😉
Subscribe To our newsletter!