KËTU PËR TË RINJTË - Europe House

KËTU PËR TË RINJTË

KËTU PËR TË RINJTË

 

 

Jeta etj.

Çdo ditë është një fillim i ri. Ndjeje emocionin. Merr frymë thellë dhe lejoje veten të ndjesh gjallëri. Gjej një ide. Ndaje. Bashkëpuno. Krijo me të tjerët. Ji i sjellshëm. Frymëzohu. Ndërto. Kërko mbështetje. Jep kontribut për komunitetin. Gëzohu për suksesin e të tjerëve. Prano ata që janë ndryshe nga ti. Ji zëri i atyre që nuk dëgjohen. Ji aty për të tjerët. Lidhu. Bëj sport. Jeto shëndetshëm. Bëj pyetje. Eksperimento. Mëso çdo ditë. Ndaj dijen tënde. Mos u dorëzo lehtë. Mëso të thuash “jo”. Mendo me mendjen tënde. Ndrysho mendim kur duhet. Krijo bindjet e tua. Mëso si t’i mbrosh. Gjithmonë do të ketë diçka që do të të shpërqendrojë. Përqendrohu. Vizito vende të reja. Provo gjëra të ndryshme. Mëso nga gabimet e të tjerëve. Mëso të vlerësosh situatën. Kupto se heshtja ka vlerë. Bëj diçka falas për dikë. Krijo, mos kopjo. Lodhja është më e mirë se mërzia. Ndonjëherë do të të lëndojnë. Mos u dorëzo. Jeto.

Këtu për të rinjtë.

 

 

Subscribe To our newsletter!