20 VJET NATA EVROPIANE E HULUMTUESVE - Europe House

22 Sep

BACK

20 VJET NATA EVROPIANE E HULUMTUESVE

20 VJET NATA EVROPIANE E HULUMTUESVE

Delegacioni i BE-së dhe Europe House dje, me një ngjarje në hapësirat e Diamond Mall, shënuan Natën Evropiane të Hulumtuesve 2025. Ngjarja paraqiti hapin final nga një sërë aktivitetesh që Europe House i organizoi në tërë vendin. Këtë vit është jubilar për shkencën, pasi në tërë Evropën shënohen 20 vjet nga Nata Evropiane e Hulumtuesve, gjë që e bën vitin 2025 një moment të rëndësishëm në promovimin e shkencës. Pikërisht për këtë arsye, ngjarja kryesore e këtij viti, ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh”, u realizua në bashkëpunim me një nga institucionet më të rëndësishme shkencore botërore – CERN-in, qendra udhëheqëse për fizikë bërthamore dhe grimcave, si dhe me Institutin e Fizikës pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

May be an image of 5 people and crowd

Gjatë hapjes së ekspozitës folën ambasadori i BE-së, Sh.T. Michaelis Rokas, prof. dr. Mimoza Ristovska nga Instituti i Fizikës pranë FSHMN-së, dr. Tadeush Kurtika nga CERN, si dhe Jan Stojanovski, student i FSHMN-së, i njohur ndërkombëtarisht për fizikë dhe matematikë dhe përfaqësues i gjeneratës së re të hulumtuesve të rinj. Ambasadori Rokas në fjalimin e tij theksoi: “Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndezë kureshtjen tek të rinjtë dhe t’i inkurajojë ata të synojnë një karrierë në shkencë dhe teknologji. Përmes ekspozitave si kjo, tregojmë se shkenca nuk është diçka abstrakte – ajo është e gjallë, një praktikë e gjallë që ndikon tek të gjithë ne. Në një kohë kur dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit shpesh dominojnë diskursin publik, iniciativa të tilla dëshmojnë përkushtimin e BE-së ndaj njohurive të bazuara në fakte dhe mendimit kritik. Siç thoshte fizikantja dhe kimistja e njohur polako-franceze, fituese e Çmimit Nobel, Maria Sklodovska-Kiri: ‘Asgjë në jetë nuk duhet të frikësojë, duhet vetëm të kuptohet. Tani është koha të kuptojmë më shumë, në mënyrë që të frikësohemi më pak.’” Dr. Tadeush Kurtika nga CERN shtoi: “Do të dëshiroja të shpreh mirënjohjen time ndaj Europe House dhe komunitetit shkencor nga Shkupi për vendimin që ky aktivitet, si pjesë e Natës Evropiane të Hulumtuesve, t’i kushtohet ekspozitës për CERN. Shpresoj që kjo ekspozitë, qoftë edhe në një masë të vogël, të kontribuojë në aktivitetet e Europe House që mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian dhe promovojnë prioritetet dhe aktivitetet e destinuara për gjeneratën e re. Sinqerisht shpresoj që kjo ekspozitë të jetë një urë për thellimin e lidhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit midis CERN-it dhe shkencëtarëve të vednit, dhe më lejoni të shtoj se në CERN gjithmonë do të jemi të lumtur t’ju kemi si mysafirë tanë!” Prof. dr. Mimoza Ristovska, e cila gjatë vitit 2020 qëndroi në CERN në Gjenevë, theksoi: “Ndërsa sot në këtë ekspozitë shohim rezultatet shkencore dhe teknologjitë që kanë dalë nga CERN për të mirën e njerëzimit, le të kujtojmë se pas tyre qëndron fryma evropiane e bashkëpunimit midis popujve, që dikush me kujdes e ka mbjellë.” Jan Stojanovski, student dhe hulumtues i ri, deklaroi: “Jam veçanërisht krenar që edhe në vendin tonë ka shkencëtarë që punojnë në fusha të ndryshme dhe që janë pjesë e ekipeve ndërkombëtare. Nga pjesëmarrjet në gara kam parë se ka shumë të rinj që janë të gatshëm t’ia kushtojnë jetën shkencës. Shpresoj që ata të vazhdojnë në atë rrugë dhe ta zhvillojnë këtë thirrje fisnike.”

Në dy javët e ardhshme, ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh” do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë të eksplorojnë historinë e universit dhe fizikën e grimcave, të marrin pjesë në shëtitje virtuale nëpër përshpejtuesin e CERN-it dhe të vizitojnë këndin shkencor për fëmijë, ku përmes lojës do të njihen me atomet dhe sistemin periodik.

 

May be an image of 2 people, television, newsroom and text

May be an image of 1 person and text

May be an image of 3 people and newsroom

 

May be an image of 3 people and text

May be an image of 10 people, crowd and text

May be an image of 5 people, crowd and text

Aktivitete me rastin e Natës Evropiane të Hulumtuesve u mbajtën edhe në Manastir, Strugë, Ohër, Tetovë, Veles, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Strumicë, ku u realizuan programe paralele me iniciativa të ndryshme, por të gjitha në frymën e shkencës dhe kërkimit. Në Manastir qytetarët patën mundësinë të përjetojnë realitetin virtual, në Strugë dhe Ohër u organizuan aktivitete nën moton “Shkencë buzë bregut”, në Strumicë fëmijët dhe nxënësit e shkollave të mesme u përfshinë në krijimin e eksperimenteve shkencore, ndërsa në Veles u realizua një “gjueti thesaresh” shkencore. Në Kriva Pallankë dhe Kumanovë nxënësit morën pjesë në sesione laboratorike dhe në fund fituan një “pasaportë për shkencëtar të ri”. Në shkollat rurale të rajonit të Tetovës të rinjtë u përfshinë në punëtori laboratorike, ndërsa është planifikuar që përmes Europe House, nxënës nga Koçani të udhëtojnë drejt Shkupit për të vizituar ekspozitën e CERN-it. Gjithashtu, në kuadër të programit, është planifikuar të mbahet edhe një ngjarje tjetër, më saktësisht një master-klas nga dr. Tadeush Kurtika i CERN-it me temë “CERN, Përplasësi i Madh i Hadronëve dhe përshpejtuesit e ardhshëm të grimcave”, që do të realizohet në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

May be an image of 4 people

May be an image of 5 people and people studying

May be an image of 1 person

May be an image of 5 people, speaker, crowd and text that says 'TICON W HOUŠE HOUSE'

Me shënimin e Natës Evropiane të Hulumtuesve dhe partneritetin me CERN-in dhe Institutin e Fizikës pranë FSHMN-së, Delegacioni i BE-së dhe Europe House edhe një herë e theksuan përkushtimin e tyre të fortë ndaj shkencës, kërkimit dhe inovacionit. Përmes aktiviteteve të tilla bëhet e mundur jo vetëm që shkenca t’i afrohet publikut, por edhe të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre si pjesë e komunitetit shkencor evropian. Ngjarjet synojnë t’u japin dukshmëri hulumtuesve të rinj të talentuar, t’i lidhin me praktika shkencore botërore dhe t’u ofrojnë frymëzim për ide dhe arritje të reja. Kjo iniciativë nënvizon rëndësinë që shkenca të jetë e qasshme për të gjithë, qofshin nxënës, studentë apo qytetarë kureshtarë që duan të mësojnë më shumë.

Ekspozita “CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh” në Diamond Mall në Shkup mbetet e hapur për publikun deri më 15 tetor. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar ta vizitojnë, të zbulojnë fakte magjepsëse për universin dhe fizikën e grimcave dhe ta përjetojnë shkencën nga afër përmes përmbajtjeve interaktive dhe aktiviteteve edukative.

 

 

 

Subscribe To our newsletter!